Sot transmetimet analoge janë mbyllur në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës për t'i lënë vendin atyre dixhitale. Ky rajon përfshin bashkitë e Krujës, Durrësit, Kavajës dhe Tiranës.

Autoriteti i Medias Audiovizive u bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, pas datës 10 shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.