Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar punimet në kopshtin “Met Hasa” i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Përmes një postimi në Facebook, bashkia bën me dije se ky kopësht do të hapë dyert pas një muaji për 150 fëmijë.

POSTIMI I PLOTË

Një tjetër kopësht i rindërtuar tërësisht me standarte evropiane do të hapë dyert pas një muaji për 150 fëmijë.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka insepktuar punimet në kopshtin “Met Hasa” i cili u dëmtua në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti. Tashmë ky kopësht po rindërtohet më i fortë dhe më i bukur se më parë.

Nga një kopësht pa drekë dhe me 120 fëmijë ky kopësht në fund të punimeve do të jetë kopësht me drekë dhe me 150 fëmijë që do të qëndrojnë në një godinë me standarte të larta sigurie, në ambiente moderne dhe me kushte të njëjta me ato të kopshteve evropiane.

Një tjetër kopësht i rindërtuar tërësisht me standarte evropiane do të hapë dyert pas një muaji për 150 fëmijë….

Posted by Bashkia Durres on Thursday, February 25, 2021