Indrit Cerloj pritet të zyrtarizohet nesër në krye të Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në qytetin e Durrësit.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë drejtuesen Zhaneta Saliu, e cila e ka marrë detyrën rreth 3 vite më parë.

Cerloj ka mbajtur më përpara postin e nënkryetarit të këshillit Drejtues në APD.  Ndërsa nga qershori i vitit 2019, ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.

Emërimi i tij vjen në vazhdën e disa ndryshimeve të muajve të fundit  që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës.