Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të tjera dëbore në qytetin e Korçës dhe rrethinat.

Trashësia e borës ka shkuar nga 5-10 cm, duke filluar me qytetin e deri në zonën e Dardhës.

Reshjet kanë vijuar deri në 2 të mëngjesit, ndërsa akset nacionale janë me prezencë bore.

Ulja e temperaturave ka krijuar dhe prezencën e akullit në rrugë. Sektori i qarkullimit u bën thirrje mjeteve për kujdes dhe të pajisen me gomat e dimrit, si dhe zinxhirë.

Disa zona te thella malore, përfshirë Goren, Vithkuqin, Moglicën, Lozhan, Mokrën e sipërme, kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.