Tre punonjës policie në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Mësohet se gjendja e punonjësve të policisë është stabël dhe janë vetëizoluar.

Ndërkohë është vendosur tunel sanitar te Drejtoria e Policisë së Shtetit ku bëhet dezinfektimi për punonjësit e Policisë.

Të gjithë punonjësit e Policisë duhet të kalojnë me maska përmes tunelit sanitar.