Një sasi tritoli dyshohet se i është vendosur makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Ka qenë vetë 46-vjeçari i cili ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban poshtë makinës së tij.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjes.

Informacioni paraprak:

Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.