Gazetari Artan Hoxha dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e sotme kanë shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me videon, ku Alla shfaqet teksa konsumon kokainë.

Pas daljes nga prokuroria, Alla nuk komentoi për mediet, ndërsa tha vetëm se e ka në dorë drejtësia.

“E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”,- u shpreh ai.

Ndërsa avokati i tij, Petrit Ismaili, u shpreh se video është montazh dhe se Alla nuk ka arsye të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut. Po ashtu, avokati theksoi se shumë shpejt do të sqarohet gjithçka.

Çfarë tha zoti Alla në deklarim?

Avokati: Nuk dha asnjë deklarim.

Çfarë pritet të ndodhi?

Avokati: Pritet të zbardhet. Absolutisht nuk e pranon, por do sqarohemi.

I qëndron zoti Alla deklarimeve të tij sa i takon videos si videomontazh?

Avokati: Në atë montazh video nuk duket qartë, kështu nuk kemi fare çfarë të deklarojmë.