Partia Demokratike ka publikuar emrat e banorëve të Astirit që kanë përfunduar në spital, pas situatës së tensionuar tek Unaza, ku pati përplasje me policinë pasi IKMT nderhyri per shembjen e banesave.

Ish-deputetet e PD-së, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupin vizituan nga afër banorët e plagosur, mes të cilëve ka dhe të moshuar, ku më i vjetri është Isuf Gjata 80 vjeç.

LISTA E PUBLIKUAR NGA PD

  • Mahmut Imallari 57 vjeç
  • Isuf Gjata 80 vjeç
  • Artur Nuja 43 vjeç
  • Gentian Alla, 36 vjeç
  • Çerçiz Jaçe, 74 vjeç
  • Adelina Shehu 46 vjeç
  • Dhurata Shehu 69 vjeç