Varrimi i Kacifas, policia: 12 të shoqëruar, 2 të proceduar

08/11/2018 - 22:13

Policia shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me shoqërimin e disa e shtetasve grekë si dhe refuzimit e disa të tjerë për të hyrë në Shqipëri dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ekstremistit grek në Bularat Kostandinos Kacifas.

Deklarata e policise:

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese. Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas.  Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Durrësi, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nisi sot fushatën për skemat mbështetëse nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zh

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi

Ujësjellës Kanalizime Durrës nisi investimin për rikonstruksionin e rrjetit të ri të ujësjellësit nga Mulliri i Bullgarit deri në hyrje t

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Korçës, Dhorina Theodhori.

Olsian Çela është kandidatura e parë që regjistrohet për garën e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Prokurorit të

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka komentuar situatën politike dhe vendimin e Holandës për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërin

Përpjekjet e Tiranës për të avancuar çështjen e "Shqipërisë së Madhe" po komplikojnë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytet

Orët e para të ditës janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin.