Punonjësit e IKMT-së kanë vazhduar procesin e shembejve duke prishur 2 godina dykatëshe në zonën e Astirit, që është rrethuar mëngjesin e sotëm nga forca të shumta policore.

Pamjet nga aksioni në fjalë janë shpërndarë nga vetë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përmes një postimi në "Facebook".

Në ndryshim nga tri ditë më parë, kur pati përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të Policisë e të IKMT-së, mëngjesi i sotëm po rezulton pa rezistencë nga ana e banorëve.