Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rastin e 62-vjeçarit që humbi jetën sot tek Infektivi.

Në një dalje për mediat, Rovena Daja nga  ISHP pranon se 62- vjeçari ishte me COVID-19 por ishte asimptomatik dhe nuk ishte ky shkaku i vërtetë i vdekjes.

“Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”