Vdekja e Baxhakut, Unioni i Gazetarëve: Lamtumirë i shtrenjti ynë!

16/08/2019 - 19:29

Pas vdekjes së gazetaritt ë njohur Fatos Baxhaku, ka ardhur një reagim edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Në një reagim të tij, UGSH shkruan se Baxhaku ishte një nga themeluesit e kësaj shoqate.

“Prej disa kohësh kolegu ynë i dashur përballej në heshtje sizifi me sëmundjen e rêndë duke zgjedhur dhe preferuar që kapitullin e fundit të betejës fatale ta vijonte me heshtjen e vet fisnike te modestisë dhe larg zhurmës”, shkruhet në reagimin e Unionit.

REAGIMI I PLOTË:

Lamtumirë i shtrenjti ynë Fatos Baxhaku!!!

Ndahet nga jeta gazetari i shquar Fatos Baxhaku, një ndër të rrallët profesionistë të gazetarisë bashkëkohore shqiptare. Themelues i disa të përditshmeve në shtypin pluralist shqiptar dhe nismëtar themelues i organizatës më të madhe të gazetarëve, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Tiranë 16.08.2019

Gazetari Fatos Baxhaku një nga reporterët, redaktorët, kryeredaktorët e rrallë, i shumëvlerësuar si pionier i shtypit të pavarur që nga fillimvitet ’90-të, autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar dhe reportazhisti me ndjeshmëri të pashoqe profesionale dhe njerëzore, ka ndërruar jetë sot, më 16 gusht 2019, në moshën 55-vjeçare. Prej disa kohësh kolegu ynë i dashur përballej në heshtje sizifi me sëmundjen e rêndë duke zgjedhur dhe preferuar që kapitullin e fundit të betejës fatale ta vijonte me heshtjen e vet fisnike te modestisë dhe larg zhurmës. Fatosi zgjodhi ta mbante për vete këtë ikje të parakohshme duke i lënë në provën e vështirë të ikjes së parakohshme, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë Fatos Baxhaku lindi në Tiranë në vitin 1964. Të gjitha ciklet arsimuese i kreu në kryeqytet, deri ne vitin 1986, kur përfundoi Fakultetin e Histori-Filologjisë në UT.  Pas kësaj periudhe ai ndoqi një karrierë tê gjatë, së pari në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave dhe më pas duke mos u shkeputur asnjë moment kontribuoi në gazetsrinë e shkruar dhe atë audiovizive.

Jeta e tij në redaksitë e mediave pasoi kêtë udhëtim: Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.  Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në Tv “Klan”. Në1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës javore “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe reporter telereportazhi në Tv “Vizion Plus”. Në 2006-2007 ishte kryeredaktor dhe gazetar i reportazhit në gazetën ditore “Shqip”. Prej vitit 2015 kalon gazetar në profesion të lirë.

Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor shumë cikleve me telereportazhe të cilat u bënë të shumëndjekura dhe popullore ai: “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e vjetër” (Digitalb).

Ai është autor dhe realizues i shumë dokumentareve televizive me tema dhe pêr personalitete nga kultura dhe historia kombëtare. Ka lektoruar në degët e gazetarisë të Universiteteve të Tiranës, Elbasanit dhe në qindra trainime e leksione të hapura për gazetarët e rinj ne qytetet kryesore të hapësirës shqiptare. Ai ka botuar një cikël të rrallë librash me reportazhe, portrete, ese dhe artikuj kritikë e analitikë. Kolegu ynë i shquar Fatos Baxhaku ka qenë shpesh në nisma dhe reagime qytetare si aktivist i mençur dhe qytetar me klas.

Baxhaku ka qenë i përfshirë në lëvizje dhe preokupime gjurmëlënëse të shoqërisë shqiptare të këtyre 30 viteve, duke u bërë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, drejtues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë si dhe i disa grupimeve në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë dhe pasurive identifikuese kombëtare shqiptare. Si gazetar dhe mjeshtër i dokumentarit dhe reportazhit ai u përfshi në bashkëpunime të shumta me organizata të ndryshme prestigjioze ndërkombëtare si dhe me aktorë të huaj që mbeten aktorë potencialë në mbështetjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Për këto kontribute dhe vlera që mishëroi në jetën dhe karrierën e vet si gazetar, Fatos Baxhaku meritoi shumë çmime dhe çertifikime kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilëve edhe çmimin më të rëndësishëm ” Karriera” që jepet nga organizata që e bashkëthemeloi, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Ndarja nga jeta parakohe e kolegut tonë të shtrenjtë Fatos Baxhaku, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Komuniteti i gazetarëve profesionistë të vendit humbi një model profesionisti që përherë diti të bëjë mirë atë që duhej. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë humbi themeluesin dhe kolegun e shtrenjtë e të paharrueshëm, familja birin e urtë e të palodhur. U prehsh në paqe vëllai dhe kolegu ynë i shtrenjtë Baxhaku!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri Gazmend Oketa ishte sot i ftuar në emisionin "Ditë e re" në TV Ora ku ka folur për karrierën në politike si dhe jetën si ped

Mbahet sot në Bruksel Konferenca e Donatorëve për rindërtimin nga tërmeti e organizuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku tre automjete kanë përfunduar në det.

Dita sot nis me një mot të qëndrueshëm. Vendi ynë mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do t

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Ekelejda Alizoti ka shprehur përmes një postimi të ndjerë dhimbjen për ndarjen e parak

Kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët, por mesi i javës do të sjellë ulje temperaturash e reshje në shiu në vend.

Gjeneral Piacentini ishte komandanti i trupave italiane në Shqipëri në momentin e ndryshimit të kryeqytetit.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim një shkencëtare të re shqiptare, Arta Çikën, e cila ka fituar një çmim të rëndësishëm vit

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që

Policia e Shtetit u ka shpërndarë mediave fotot e tre personave të kërkuar që janë dënuar me 25 vite burg për vrasje.