Vdekja e kryekomisarit në Durrës, SHPPL-2013: Kërkojmë informacion nga Ministria e Brendshme për 5 pyetje

14/12/2019 - 13:58

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavaleshencë në Durrës.

Tre javë nga ngjarja e rëndë dhe ende nuk ka një reagim apo veprim nga ana e Ministrisë së Brendshme",- shkruan Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim - 2013.

Kjo shoqate kërkon nga Ministria e Brendshme informacion në lidhje me çështjet si më poshtë:

1. A u verifikua siguria e Kavalishencës nga Ministria e Brendshme pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, të na vihet në dispozicion dokumenti zyrtar që e provon këtë.

2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?

3. A u lajmëruan për konstatimet Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për gjetjet e ekspertimit?

4. Nëse godina ishte vlerësuar si e rrezikshme, çfarë masash u morën nga drejtuesit dhe Ministria e Brendshme për të penguar aktivitetet, në mënyrë që të parandalohej pasoja me viktim punonjësin e policisë Bajram Hajdarmataj?

5. Kush dha urdhër që dhe pas konstatimeve që godina kishte dëmtime serioze të vazhdonin aktivitetet e punonjësve të Policisë së Shtetit?

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë detyrimin të reagojnë menjëherë me përgjigje serioze dhe profesionale për të gjitha pyetjet e shtruara më sipër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko, ka raportuar se Ukraina planifikon të hapë Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri në vitin 2020.

Zbardhet vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë dy ditë më parë. 

Sot shënohen 9 vite nga ngjarja tragjike e 21 Janarit, kur katër persona mbetën të vrarë në bulevard gjatë një proteste.

Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të shoqërojë ditën e sotme territorin shqiptar, ku në zonat malore do të ketë vranësira të herë pas he

Një pacient shqiptar qëndroi jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e

Me ndërhyrjen amerikane u arrit marrëveshja për vendosjen e një linje ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Nga një zonë në tjetrën, në Durrës dëmet e tërmetit të 26 nëntorit janë të pranishme ngado.

Gjykata e Fierit liroi sot nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Bëhet fjalë për s

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Ban