Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhjes së një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e automjeteve, siç është rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja”.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Facebook projektin se si do të transformohet sheshi “Shqiponja”.

“Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë! Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme”, shkruan Veliaj krahas videos.