Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në Kuvend dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë mënyrë synohet konstituimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila është në ngërç prej kohësh.

Propozimet e KED, vijnë në një kohë që Gjykata Kushtetuese prej afro dy vitesh është jashtë funksionit, për shkak të shkarkimeve të kryera në kuadër të procesit të vetingut. Aktualisht Kushtetuesja ka vetëm një anëtar.