Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtare, faqja online e Gjykatës Kushtetuese ka hequr emrin e Besnik Muçit si anëtar.

Aktualisht në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si edhe Fiona Papajorgji.

Kujtojmë që më herët Muçi iu drejtua me një letër Gjykatës, ku kërkonte prej saj të shqyrtojë rastin e tij dhe të vendosë për përfundimin ose jo të mandatit.

Ai u shkarkua nga detyra për problemet me pasurinë dhe figurën morale dhe sipas verdiktit të Kolegjit të Apelimit, duhet të ndërpresë menjëherë ushtrimin e funksioneve, ndërsa për 15 vitet e ardhshme s’mund të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.