“DurrësLajm” sjell pamje nga pallati në ndërtim në zonën e Currilave ku ndërroi jetë roja 62-vjeçar i objektit.

Viktima, Thoma Rusa rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar është rrëzuar aksidentalisht nga ndërtesa.

Dyshohet se 62-vjeçari ka rënë nga kati i dytë, pasi është trembur nga tërmeti. Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur te gropa e ashensorit.

Policia njoftoi sot se ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të pallatit, të cilët rrezikojnë deri në 10 vite burg për shkelje të rregullave në punë.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës 

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. 

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.