Ky është pallati, në katin e katërt të të cilit një apartament u përfshi nga zjarri mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 08:45 në lagjen nr. 1 në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.