Pas mbylljes me urdhër të bashkisë, është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Punonjësit e komunales dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë pastrimin dhe dezinefktimin e tregut të boshatisur tashmë.

Tregu u mbyll si masë kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa tregtarët u shpërndanë në tre pika të ndryshme në qytet:

  1. Muzeu i Dëshmoreve
  2. Shkolla “Leonik Tomeo”
  3. Shkolla “Jan Kukuzeli”

Por ky vendim shkaktoi pakënaqësi tek tregtarët të cilët patën edhe përplasje me forcat policiore ndërsa deklaruan se nuk janë njoftuar që tregu do të mbyllej sot.

Ata thanë se kërkojnë të punojnë e të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ose të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i paguajë shteti.

Teksa një pjesë refuzoi zhvendosjen në zonat e caktuara, disa tregtarë u transferuan pa humbur kohë për të shitur produktet e tyre deri në orarin e lejuar nga qeveria.