Një ditë më parë 5 familje në zonën e Sukthit u evakuuan nga efektivët zjarrfikës pasi niveli i ujit në shtëpitë e tyre kishte arritur mbi një metër.

Pamjet filmike që publikon më poshtë “DurrësLajm” tregojnë momentin kur zjarrfikësit nxjerrin një pas një anëtarët e një familjeje, mes të cilëve edhe një foshnje disa muajshe.

Reshjet e dendura të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Sukthit, pasi gjatë orëve të natës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati.

Në 48 orët e fundit forcat zjarrfikëse kanë qenë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura në njësië administrative të Bashkisë Durrës.