Rreshjet e vazhdueshme e të pandërprera të shiut kanë shkaktuar mjaft problem në qarkullimin rrugor. Sasia e reshjeve të rëna gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin bregdetar.

Rruga në shëtitoren “Taulantia” prej mëngjesit ka qenë e përmbytur, e pakalueshme nga ana e këmbësorëve dhe me vështirësi nga mjetet.

720 milionë lekë u akorduan nga bashkia e Durrësit për zgjerimin dhe asfaltimin e kësaj rruge në buxhetin e vitit 2018.

Rruga u zgjerua, u shtua rrethrrotullimi para kullave binjake, dhe zgjerimi u bë deri në një fare pike ndërsa pjesa tjetër deri tek brryli ka mbetur gropa-gropa dhe në gjendjen që e sjell operatori ynë nëpërmjet pamjeve.

Thuajse për çdo vit asfalti i këtij segmenti i cili është edhe më i rrahuri për shkak se gjendet në zonën më të frekuentuar të Durrësit, është çarë për shkak të punimeve të ndryshme e njëpasnjëshme.

Por pavarëisht ndërhyrjeve që kanë lënë gjurmët e tyre në rrugë, si copa arrnimi, sërish përmbytet. Me të drejtë jo vetëm banorët e lagjes numër një por edhe ata mysafirët e shumë që na vijnë në Durrës pyesin. Çfarë bëhet kështu në zonën dhe rrugën më të frekuentuar prej tyre?

K.H.