Edhe kioskat po bien pre e hajdutëve në Durrës. Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 është denoncuar nga Iljaz Sulejmani, se në lagjen nr.5 pranë kryqëzimit të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, persona të paidentifikuar kanë shpërthyer librarinë dhe kanë vjedhur çka ka patur brenda, si dylbi e pako çamçakëzësh, por nuk kanë marrë asnjë libër a revistë.

Paraprakisht, dyshohet se autorët janë përdorues droge.

Pas denoncimit, menjëherë kanë mbërritur ekspertët e policisë për të siguruar prova dhe gjurmë gishtash, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.