2500 studentë janë ulur për herë të parë në auditore, ndërsa deri në mbyllje të rregjistrimeve në 24 tetor janë edhe 400 kuota të lira. Kseanela Sotirofski, rektorja e Univeristetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” në nisje të këtij viti akademik tha se objektivi i  Universitetit dhe stafit është “ më shumë cilësi e më shumë dije!”

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik, nuk kishte si të mungonte urimi nga rektorja e Sotirofski për rreth 18 mijë studentët që ka ky Universitet në të dy ciklet e studimit.

87% është plotësuar numri i kuotave të përcaktuara nga UAMD dhe kjo konsiderohet shifër e suksesshme për këtë institucion i cili ka hedhur bazat prej vitesh.  

Për herë të parë Universiteti i Durrësit i hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007 ku në auditoret e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi. Me hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, qeveria shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri në vend, por hapjen e një institucioni ndryshe, i cili do të sillte eksperiencat më të mira akademike perëndimore. 

Falë punës së përkushtuar me një mision të qartë të stafit të tij, ky institucion u rrit në vazhdimsi në infrastrukturë, në programe studimi, por mbi të gjitha solli një filozofi të re pune, bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare.  Sotirofski përmendi faktin se sot ky institucion i rëndësishëm  I dijes dhe kulturës ka tashmë mbi 18.000 studentë.

Ndjekim mesazhin e rektores:

K.H.