Jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe ambasadorët deklarojnë pasuri të paluajtshme trashëgim nga vjehrri, vjehrra dhe nëna.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes.

Shtatë apartamentet ndodhen në Durrës dhe kanë një sipërfaqe prej 67.5 m2, 87.3 m2, 94.1 m2, 38.5 m2, 23.1 m2, 66 m2 dhe 66 m2. Gjithashtu, ambasadori rezulton pronar i 1/5 së një dyqani, me sipërfaqe 40 m2 në Durrës si dhe i një tjetër dyqani me sipërfaqe 28 m2 në Durrës, trashëguar gjithashtu nga prindërit e bashkëshortes.

Ambasadori Reka është pronar edhe i tre apartamenteve të tjera në Tiranë dhe Durrës, me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, me vlerë 27 000 dollarë, me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro dhe me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Ambasadori rezulton gjithashtu se është pronar 1/6 i një shtëpie dykatëshe në Durrës, 186.60 m2, i një trualli 595.48 m2 si dhe i një trualli tjetër me sipërfaqe 321.88 m2, në Durrës, trashëgim nga nëna.

Pasuria e Fatos Rekës, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 67.5 m2 në Durrës trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 87.3 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 94.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 38.5 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 23.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 më në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 546.2 euro.

Obligacion 2-vjeçar në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë.