Vrasja e Devi Kasmit, shtetasi grek rithirret dëshmitar

28/01/2020 - 11:01

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rithërret si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, taksist, për atentatin ndaj Devi Kasmit.

Ai është kërkuar nga i akuzuari Eftimios Eftimiu, i cili pretendon se kur hyri në Shqipëri kishte biseduar me taksistin dhe i ka treguar qëllimin pse po vinte. Ndaj procesi gjyqësor tek GJKKO ndaj Efthimios Efthimio, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Aurel Hoxhallari, shtyhet për më 11 shkurt.

Gjykata pranon kërkesën edhe për të pandehurin Elton Halipaj, i cili kërkoi tre dëshmitarë, që sipas tij provojnë që ditën e ngjarjes, kur u vra Devi Kasmi ishte duke blerë ilaçe në një farmaci.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 27 janar 2020, UNDP/PNUD-i [inicialet në anglisht për “United Nations Development Programme” dhe në frëngjisht: “Programme des Nations

Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje

Pasditen e sotme mbi vendin tonë ka filluar shtimi gradual i vranësirave si pasojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orëve.

Një grup vullnetarësh të shoqatës "Ishmi", në bashkëpunim me misionarët e Kishës Ungjillore, ditët e fundit kanë instaluar në fshatrat Gj

Kanë dalë para gjykatës së Durrësit çifti i bashkëpunëtorëve Astrit Thaçi dhe Adela Berisha, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë për anëtarët e grupit Bajri, në një seancë për rikonfirmim për të dyshuar

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot Ervis Martinajt të vetëdeklarojë pasurinë brenda 48 orëve, së bashku me argumentet dhe burimin

Anijet tregtare që kanë sjellë apo dërguar mallra nga Durrësi gjatë vitit 2019 janë ndalur në 72 porte të botës.

Kontraktori më i madh i Bashkisë së Tiranës, Shkëlqim Fusha pagoi fatura hoteli deri në 900 euro nata për nënkryetarin Arbjan Mazniku dhe