Vrasja e dyfishtë në Mamurras, Artan Hoxha paralajmëron rrezik në Tiranë

01/06/2020 - 22:26

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, referuar vrasjes së Paulin Markut dhe Bujar Likës. Sipas Hoxhës të dy personat kanë patur histori problematike në të shkuarën, ndërsa thotë se lufta po bëhet për tregun e Tiranës.

“Është një skenë vrasjesh, jo e zakonshme, por për fat të keq po bëhet e zakonshme. Në vitet e fundit ke disa skena ku atuorët veprojnë me uniforma policie si komando. Deri tani në dyshim janë 4 persona. Por të hysh në një zonë si e Laçit dhe Mamurrasit që konsiderohet si objektiv i atentatit…

Personat kanë qenë brenda në lokal. Në fillim ka qenë Bujar Lika dhe pastaj ka shkuar biznesmeni Paulin Marku. Por këta ekzekutorë që përdorin këtë skemë është e vështirë të zbulohet. Ata kanë goditur në fillim Likën dhe pastaj Paulin Marku. Kjo e vështirësoi  të kuptohej se cili ka qenë objektivi. Ka një arsyetim llogjik përse i pari ka qenë Lika. SePse ata kanë menduar që Lika mund të reagojë dhe rezulton në vendngjarje që edhe mund të ketë qëlluar. E vërteton ekspertiza sepse ai ruhej. Pastaj është goditur Paulini. Autorët në fillim kanë izoluar Paulinin. Backgroundi që kanë të dy personazhet i jep atë që ti e quajte si nëpër filma. Atentatorët duket që janë katër por duhet të kenë mbështetje. Rezulton që numri i personave të implikuar është një numër i madh. Është dashur vëzhgim, mbikëqyrje, mbulim. Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Bujar Lika, ndërkohë që Marku është dërguar në spital.

Më rezulton që është vijim i ngjarjeve të mëparshme, të një historie që nëse nuk e ndërpresin autoritetet tona dhe nuk mbaron këtu. Uroj të mos ketë viktima, por më duket shumë e vështirë që të mbarojë aty. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në Mamurras, frika më e madhe është në Tiranë.

Për tregun e Tiranës është bërë lufta: fillo që nga lojërat e fatit, pasuri të patundshme, furnizimi i lokaleve për tregun e brendshëm, trafikim i lëndëve narkotike.

Të realizosh një ngjarje të tillë, të përdorësh kaq shumë njerëz të, të koordinosh, të hysh në një zonë ku kundërshtari ruhet dhe të realizosh dhe të dalësh nga aty do të thotë që situata me të vërtetë është serioze dhe uroj që autoritetet të ecin me hetimin që të parandalojnë sa më shumë viktimat në radhë”, tha Hoxha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Posta Shqiptare Sh.A Fililali Durrës do të fillojë shpërndarjen e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kujdestarëve të tyre n

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi, në COVID/2.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s

500 efektivë të rinj do t’i shtohen strukturës së Policisë së Shtetit.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët për të bërë kujde

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Të gjithë ata që kanë marrë pushimet do të mund të shijojnë në maksimum ditët në bregdet, pasi e gjithë java në vijim do të dominohet nga