Vrasja e Santiago Malkos / Njëra prej makinave të sekuestruara i përket ish-miss-it të njohur shqiptar

28/09/2019 - 19:00

Policia ka shpallur në kërkim 8 persona, pasi ka dokumentuar vrasjen e ish-policit Santiago Malko, në gusht të këtij viti.

Policia ka sekuestruar ditën e sotme disa nga automjetet që u përkisnin 8 personave të shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.

Sipas një informacioni të publikuar nga televizioni informativ “Report Tv”, dy prej makinave, “Audi A8 W10” e blinduar që kap vlerën e 300 mijë eurove dhe automjeti “Mercedes Benz GLE V8 biturbo”, që kap një vlerë rreth 100 mijë euro, janë nën zotërim të njërit prej vëllezërve Duka, Leonardit.

Mësohet se Leonardi i kishte dhuruar automjetin e tipit “Benz” pak kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini, “miss Univers Albania” për vitin 2018. Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale ku ekspozohen pamje të këtyre makinave.

Lidhur me ekekutimin mafioz të Malkos në zonën e Xhamllikut më 27 gusht,  Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në pranga ka rënë vetëm Teta, i cili është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin “Doqja”.

Malko, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke raportuar në dëgjesën publike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në garën për Prokuror të Përgjithshëm, Kryeprokurorja e përkohshm

Situata e paqëndrueshme meteorologjike, e cila vazhdon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë e Portit të

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas denoncimeve në rrjetet sociale se produkti “Kek Lupo me arrё kokosi”, kishte prani lëndësh

Një anëtare e komunitetit trasgjinor në Shqipëri, Anxhela H., është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu, por në një intensitet më

Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore, ndërsa ka shkaktuar probleme dhe në sh

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka deklaruar se Amerika do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sis

Përmbyten sërish lagjet e Durrësit. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kaotike tek lagjja nr.18, afër stadiumit.

Në takimin prezantues të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, Pirro Vengu dhe kryetares së Bashkisë Durrës, Valbona Sako, u dak