SPAK ka marrë në  pyetje Klevis Allën një nga personat që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 prill të këtij viti në qytetin e Durrësit.

Seanca për marrjen në pyetje të Allës dje nga prokurorët që po drejtojnë hetimet e vrasjes së dyfishtë konsiston në ballafaqimin e rezultateve të deritanishme me dëshminë e Allës, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Dëshmia e tij hodhi dritë mbi dy vrasjet e dyfishta të ndodhura në Durrës në mars ku u ekzekutuan Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia dhe prill ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia në zonën e Nishtullës. Pas dëshmisë së Allës policia arrestoi dhe shpalli në kërkim Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin, të dyshuar si të përfshirë në të dyja këto ngjarje.