Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Leo Nikën, 29-vjeçarin nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili vrau me armë dy prindërit e tij rreth një muaj më parë.

Gjykata vendosi që Leo Nika të shtrohet përkohësisht në psikiatri, pasi ka qenë i papërgjegjshëm kur kreu krimin. Më herët, Gjykata kishte vendosur 60 ditë arrest me burg për Leo Nikën.

Autori i vrasjes së dy prindërve të tij, ka deklaruar në polici se sherri me nënën e babanë nisi për çështje parash.

“Debati nisi për çështje parash. U kërkova prindërve para për të ikur në Itali. Nuk më dhanë, prandaj nisi sherri. Nuk mbaj mend se si i qëllova prindërit”, mësohet të ketë thënë 29-vjeçari.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 29 qershor në Xhafzotaj, ku Leo vrau me çifte babanë Ali Nika 70 vjeç dhe nënën e tij Jenijen 66 vjeçe, krim ky që tronditi mbarë zonën ku jetonte familja.