Vrasja e dy prindërve nga ana e djalit 29-vjeçar ka tronditur e shokuar të gjithë banorët e Xhafzotajt në Durrës. Leo Nika, ka qëlluar për vdekje me çifte në orët e para të mëngjesit, nënën e tij Junijen 66 vjeçe dhe babanë, Aliun 70 vjeç.

Dëshmimtarët okularë thanë për “DurrësLajm” se 29-vjeçari Leo Nika ishte në gjendje depresioni. Ishte i martuar dhe me një fëmijë të vogël.

“Kishte tri deri në katër vjet që qëndronte i hutuar. Kishte mbetur pa punë dhe vinte në lagje, pinte një kafe, por nuk e kishim menduar se do vriste prindërit e tij. Ata kishin ardhur 25 vjet më parë nga Dibra dhe ishin shumë të qetë e paqësorë. Kishin dalë në pension të dy. Ishin familje e mirë”, thonë komshinjtë.

Ata tregojnë si e mësuan lajmin, rreth orës 05:30 të mëngjesit kur edhe dëgjuan të shtënat. Ngjarja është e pabesueshme ende për komshinjtë, me të cilët kishin bashkëjetuar për 25 vjet.

K.H.