Vritet një person në Durrës, ndërsa mbetet i plagosur vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhafzotajs, ku dy vëllezërit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç janë konfliktuar me një person ende të paidentifikuar në tokën e tyre.  Ata u qëlluan me mjet prerës, e si pasojë e plagëve të marra 65-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. 

Informacioni paraprak nga policia

Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. 

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.