Xhafaj: Kush bën të fortin në lokale, lagje e qytete, do t’i nxijmë jetën!

23/10/2018 - 15:06

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave për operacionin “Ndëshkimi i të fortëve” të nisur që prej 20 shtatorit që ka çuar në pranga mbi 300 persona. Xhafaj shkruan në Twitter se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin në lokale, lagje e qytete.

“Kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, Policia do i nxijë jetë”, kërcënon Xhafaj.

Ministri paralajmëron se së shpejti do të prezantohet paketa antikrim me masa më të ashpra.

REAGIMI I XHAFËS

Forca e Ligjit në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor ‘Ndëshkimi i ‘të fortëve’ në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përball shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën!
Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar nëse klienti i tij ka vi

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e dorëzimit të Klement Balilit te drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu.

Pyetjes nëse mund të kishte patur një shkëmbim me armë zjarri mes Balilit e policisë së shtetit i është përgjigjur këtë të martë nipi i t

Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi megjithëse diskret ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici

Zëri i Amerikës i është përgjigjur deklaratave të sotme të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për arrestimin e Klement Balilit, një person i shumëkërkuar jo vetëm nga autoritetet shqiptare pr

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.