“Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar me Ministrinë e Arsimit, ju paraqes dorhëqjen time të parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, kështu thuhet në letrën e dorëheqjes së Taulant Mukës.

Mësohet se Muka dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, duke vënë në dijeni edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku i paraqiste edhe arsyet e dorëheqjes.

Studiuesi u emërua në krye të kësaj detyrë më 31 tetor të 2018-ës pasi zëvendësoi Ervin Demon, të cilin ai e denoncoi për plagjiaturë.