Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar disa urdhër arreste për tre punonjës të lartë të Policisë së Shtetit.

Këta ish-zyrtarë të policisë dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Cela, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Alban Çela si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.