Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen duke u larguar për arsye personale nga detyra.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ka miratuar vendimin që i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të Zelës, ndërsa në vendin e tij është propozuar Tomi Frashëri.

Dorëheqjen e ka bërë me dije edhe vetë Zela, i cili përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë t’i shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, thuhet në letrën e Zelës.