Punonjësit e ndërrmarrjes së Gjelbërimit në Durrës kanë tre ditë që po punojnë në këtë shesh.

Fillimisht shkulën pishat e vogla e tani kanë nisur t’i zëvendësojnë me pisha që janë disa metra të larta. Sheshi përreth Sfinksit është kthyer në një vend mjaft të preferuar nga turistët dhe qytetarët durrsakë, ku mbrëmjeve kushdo preferon të bëjë xhiron e përditshme.

Por jo vetëm shëtitje. Në këtë shesh zhvillohen edhe aktivitete masive kulturore dhe argëtuese. Sheshi dhe Sfinksi janë bërë objektet simbol të qytetit të Durrësit.

K.H.