Mesditën e sotme është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Qarkut të Durrësit.

Në garë për këtë post ishte Alfred Mullaraj dhe Isuf Baku.

Mullaraj u zgjodh me 18 vota pro si kryetar ndërsa Isuf Baku nënkryetar.

Në votim morën pjesë 18 nga 19 anëtarë të Këshillit të Qarkut, pasi mungonte kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.