Policia kufitare ndalon zhytësit shqiptarë dhe ata të huaj për të kryer çfarëdo lloj zhytjeje përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit. Denoncimi bëhet në rrjetet sociale nga zhytësi i vjetër durrsak Thoma Berberi, i cili shton se në këtë absurditet, policia kufitare nuk i lejon as për të bërë fotografi nën ujë.
“Çudia më e madhe që ndodh në Durrësin tonë është absurde! Në vijën bregdetare që lag Durrësin nuk mund të zhytet asnjë person i huaj ose shqiptar për aktivitet as për të bërë fotografi nën ujë !!!! Këtë përgjie më dhanë në policinë KUFITARE dhe gjithë këtë e justifikojnë si më poshtë!!!!!”, shkruan Berberi teksa publikon dhe vendimin e mëposhtëm:
VENDIM
Nr. 321, datë 28.5.2014
PËR SIGURINË NË DET, PLAZHE, NË UJËRAT E BRENDSHME NË THELLËSI TË
TERRITORIT DHE GJATË USHTRIMIT TË SPORTEVE UJORE ZONAT E IDENTIFIKUARA PËR T’U AUTORIZUAR PËR AKTIVITETE ZHYTJEJE
1. Zonat e hapura për aktivitete të zhytjes sportive:
a) Gjiri i Vlorës, zona nga Tuneli deri Jonufër: deri në 500 m nga bregu;
b) Zona e Karaburunit nga Raguza I deri në Shën Jan: deri 500 nga bregu;
c)Zona e Dhërmiut: 500 m nga bregu;
d)Gjiri i Himarës: 500 m nga bregu;
e)Bregu i Lukovës: deri 500 m nga bregu;
f) Plazhi i Bunecit: deri 500 m nga bregu;
g) Gjiri i Llamanit: deri 500 m nga bregu;
h) Në veri Kepi i Paladhës: 100 m nga bregu; i) Ksamil: 200 m nga bregu.!!”
“Pra DURRESI nuk figuron ! Si pasoje nuk lejohet aktivitet i zhytjes Policia kufitare te ndalon…
2. Gjatë zhytjeve duhet të vendosen bovat dhe sinjalizimet”, përmbyll statusin e tij Berberi.