Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e sotme një market në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake dhe fotove dhe pamjeve filmike që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm zjarri i rënë ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. 

Në vendngjarje ndodhen efektivët e zjarrfikëses dhe policisë.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Prania e makinave të zjarrfikëses dhe policisë solli bllokimin e aksit rrugor për disa minuta dhe lëvizja u spostua në rrugët e tjera të lagjes.