Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho u largua nga drejtimi i këtij institucioni për të marrë një tjerër post.

Ai u emërua drejtor i Korporatës Energjitike Shqiptare në vend të Benet Becit.

Pas ikjes së Verdhos, postin e drejtorit të ARRSH-së e ka marrë Ervis Berberi i cili siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ka dalë menjëherë në terren për të inspektuar punën që po bëhej lidhur me rehabilitimin infrastrukturor të zonës së Bypassit të Vlorës.

Postimi i Plotë:

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, inspektoi ecurinë e punimeve  në Bypass-in e Vlorës

Puna në këtë kantier vazhdon me ritme shumë të larta  në të gjithë gjatësinë, me qëllim që kjo arterie të bëhet e aksesueshme për qarkullimin e automjeteve  gjatë këtij sezoni turistik, duke e lehtësuar ndjeshëm lëvizjen drejt jugut 

Gjatë inspektimit u vu re se ka përfunduar: 

– shtresa e parë asfaltike në pothuajse 20 km të projektit,

– ndërtimi i Urës Nr.1, Urës Nr. dhe po punohet intensivisht në urën Nr.4.

Gjithashtu, kanë përfunduar të gjitha rrethrrotullimet dhe po vazhdon puna për ndriçimin dhe pajisjen e tyre me sinjalistikën e nevojshme.