Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte, “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz. 

AKU njofton se gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) dhe as planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:

  • 73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),

  • 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,

  • produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar……

Në total u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018.

Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ”, AKU vendosi masat administrative si me poshte:

  1. Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë,

  2. Për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,

  3. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë,