Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 51 tonë miell misri për kafshë.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin miell misri për kafshë me origjinë nga Serbia.

Konkretisht, mielli i misri për kafshët, me sasi 25 tonë dhe 26 tonë u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 tonë kishte nivelin(8.6) më të lartë se norma e lejuar(5).

Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 tonë miell misëri për kafshë.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 tonë bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë.