Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare te 6 Operatorë të Biznesit Ushqimor në Korçë, Pogradec dhe Fier, nga të cilat ka rezultuar se:
-
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Stefan Hafesllari” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz”. Gjithashtu nga kontrolli u evidentuan produkte me afat të kaluar përdorimi, në magazinën e ruajtjes së ushqimeve mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte planin e Vetkontrollit (HACCP) dhe sistemin e gjurmueshmërisë.
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:
-
Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse,
-
Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
-
Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
-
Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë si dhe,
-
Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP).
-
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Baxho” Maliq, Korçë, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (u konstatua prani e mykut dhe lagështirës në ambjentet e stazhionimit). Subjekti nuk kishte përditësuar regjistrat e planit të vetkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për certifikatat veterinare si dhe produktet ishin të etiketuara në kundërshtim me ligjin.
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:
-
Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
-
Gjobë 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vetkontrollit (HACCP),
-
Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
-
Gjobë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin.
-
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Petraq Zhidro” me aktivitet “Përpunim Qumështi”, Korçë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.
Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:
-
Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
-
Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
-
U bë bllokimi i 60 kg djathë kaçkavall të pasigurtë për konsum me qëllim asgjesimin e tij.
-
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardi Zaçe” me aktivitet “Byrektore”, Pogradec, u kostatua se subjekti nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm, mungonin masat kundër dëmtuesve (Plani DDD) si dhe nuk kishte amabiente sanitare (tualet).
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:
-
Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.
-
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Arben Abrashi” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Çërravë, Pogradec, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (patatina, llokume, limontos dhe pulë e ngrirë).
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:
-
Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre.
-
Nga kontrolli i ushtuar në subjektin”Janaq Ciko” me aktivitet “Magazinë ushqimore” Fier, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (karamele, vaj, ujë, fasule etj).
Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:
-
Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
-
U bë bllokimi i produkteve të skaduara me qëllim asgjesimin e tyre.





