Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici, produkt i gatshëm, në subjektin tregtar të shtetasit E.L, 42 vjeç, banues në lagjen "5 Maji" të Elbasanit
Policia dyshon se këto produkte janë të kontaminuara ndaj edhe do t'iu bëhen analiza të mëtejshme.
Materialet hetimore për shtetasin E.L., u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë".





