Së fundmi konsumatorët e Tiranës janë përballur me një rrezik të madh për shëndetin, mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, i njohur gjithashtu me emrin tregtar Akticlic.

Ky preparat është i ndaluar për përdorim në pemët e frutave dhe përdoret vetëm për dezinfektimin e depotave dhe magazinave ushqimore.

Sipas analizave laboratorike të ISUV, mandarinat e shitur në Tiranë përmbajnë nivele të larta të këtij insekticidi, i cili mund të shkaktojë:

Acarim të rrugëve të frymëmarrjes

Përgjumje

Dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror

Dyshohet se shkakton kancer

Pedagogu i UBT, Shpend Shahini, thekson se përdorimi i periphos methyl gjatë rritjes së frutave është i papranueshëm:

“Ky insekticid përdoret vetëm për produktet në ruajtje, jo gjatë vegjetacionit. Përdorimi i tij në pemë nuk duhet të ndodhë, dhe përgjegjësia nuk bie vetëm mbi fermerin, por edhe mbi specialistët e bujqësisë që duhet të informojnë dhe kontrollojnë procesin.”, tha ai për TopChannel.

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi origjinën e mandarinave, sasinë e produkteve të prekura apo masat që do të merren për të mbrojtur qytetarët.

Ky rast ngre shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore dhe kontrollin e zinxhirit të ushqimeve në vend.