Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëron heqjen nga tregu të çokollatave Snickers, Milky Way dhe Mars.
Pas njoftimit ndërkombëtar për heqjen nga tregu të çokollatave Mars dhe Snickers se brenda tyre ishin gjetur copa plastike, Shqipëria përfshihet në listën e më shumë se 50 shteteve, që duhet të tërheqë nga tregu këto çokollata, pasi paraqesin rrezikshmëri për shëndetin.
AKU-ja ka bërë thirrje që të hiqen nga tregu brenda 24 orësh çokollatat Snickers, Mars dhe Milky Way që kanë datë skadence qershor 2016-janar 2017.
Vetë kompania amerikane ka bërë thirrje që të mos konsumohen dhe se do t’i tërheqë nga tregu.