SINGAPOR, 13 shkurt 2013– Akuariumi më i madh në botë është ndërtuar në Singapor. Në mega strukturën e qelqtë jetojnë më shumë se 800 specie peshqish nga e gjithë bota.
Park World Sentosa Resort është një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, por përveç turistëve ai vizitohet edhe nga shumë vendas, sidomos fëmijët e vegjël, për të cilët mega akuariumi është një atraksion i vërtetë.