Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta duke bërë që shumë makina të kenë probleme me akullin në xhama.

Nëse e drejtoni makinën tuaj me akull që mbulon xhamin, mund të rrezikoni veten dhe të tjerët. Shumë aksidente kanë ndodhur për këtë shkak.

Për të pastruar duhet të përdorni solucione specifike që pastron sipërfaqet e xhamit nga dëbora dhe akulli ose një pastruese të përshtatshme për të pastruar të gjithë sipërfaqen e xhamit të përparmë plotësisht.

Asnjëherë nuk duhet të përdorni ujë të vluar për të shkrirë akullin në makinë. Solucionet speciale janë më efektive dhe nuk rrezikojnë qëndrueshmërinë e xhamit në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për uthullën, duhet ta shmangni në mënyrë kategorike.

Përtej kësaj ka alternativa të ndryshme. Truket, përdorimi i ujit dhe alkoolit. Sipas meteorologut Ken Weathers, gjithçka që duhet të bëni është të përzieni 2/3 pjesë të alkoolit dhe 1/3 e ujit në një shishe. Sapo të spërkatni me këtë xhamin, akulli do të zhduket.