Rënia e ndjeshme e temperaturave mbrëmjen e kaluar ka bërë që të ketë prani të madhe të akullit në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Situatë problematike paraqitet në bypassin e Murrizit ku gjatë orëve të mëngjesit ka pasur prani të akullit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke vënë në rrezik jetën e udhetarëve.

Edhe segmenti në afërsi të kufirit ndarës mes Tiranës dhe Klosit por edhe në fshatin Bastar Murrize ka pasur prani të ujit që është kthyer në akull.

Vetë drejtuesit e mjeteve thonë që kjo rrugë paraqet rrezik në çdo kohë edhe në dite me shi, por edhe kur ka ngrica. Ata kërkojnë që firma të jetë në punë dhe të bëjë kriposjen e rrugës.