Prokuroria kërkoi sot 4 vjet burg për gjyqtaren durrsake Majlinda Andrea si dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë u vu nën akuzë pas një hetimi të nisur nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ku gjyqtarja akuzohet se do te merrte 50 mije euro për të dhënë një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos.
Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.





